Myslimanët francezë do rrisin taksat e ushqimit “hallall” për luftimin e terrorizmit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Myslimanët francezë do rrisin taksat e ushqimit “hallall” për luftimin e terrorizmit

    Insajderi
    06 August 2016 - 19:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shoqatë dhe grup influencues që prezanton Islamin në Francë ka propozuar që të rriten taksat e ushqimeve “Hallal”, në mënyrë që me ato fonde të financohen xhamitë dhe të luftohet ekstremizmi në Francë.

    Anouar Kbibech, kryetar i Këshillit Francez të Këshillit Islamik (CFCM), shpalosi planin për financimin e objekteve fetare myslimane si mënyrë për uljen e rrezikut nga terrorizmi, njofton Independent, transmeton Insajderi.

    Ideja është përkrahur nga të dyja taboret politike në Francë, si nga e djathta ashtu edhe nga e majta, mirëpo ka ende dilema për implementimin e këtyre taksave.

    “Ideja e jonë ka ekzistuar që prej themelimit të Këshillit Islamik – CFCM”, ka thënë Kbibech për transmetuesin francez, BFM TV.

    Propozimi ka ardhur pak ditë pasi kryeministri francez, Manuel Valls ka bërë thirrje që të ndalohet financimi i shoqatave me ndikim nga Arabia Saudite në Francë. Valls pati nisur iniciativën për mbështetje më të madhe të Islamit francez. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark