Më shumë se 100 myslimanë u mblodhën jashtë selisë së biznesit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe shtëpisë së tij në Manhattan, për një protestë paqësore kundër politikave të emigracionit.
“Myslimanët amerikanë përballen me fanatizëm dhe urrejtje çdo ditë, ndërsa shkojnë për të punuar në shkollë, aplikojnë për punë, praktikojnë besimin e tyre dhe thjesht jetojnë jetën e tyre”, Anu Joshi, zëvendës drejtoreshë e Fondit për Aksion Ndaj Emigrantëve në shtetin e Nju Jorkut.
Demonstruesit hebre krijuan një barrierë mbrojtëse rreth myslimanëve si shenjë solidariteti, përderisa ata po protestonin në mënyrë paqësore jashtë kullës së presidentit Trump, raporton the Daily Mail.
Shumë aktivistë u bashkuan protestës dhe shijuan vaktin e tyre të parë pas perëndimit të diellit, iftarin, ditën e gjashtë të Ramazanit. /Insajderi.com