Ish-myftiu i Sanxhakut në Serbi dhe nënkryetari i partisë së Komunitetit Demokratik Boshnjak të Serbisë, Muamer Zukorliç ka thënë se myslimanët boshnjak nuk duhet të ndërhyjnë në konliktet që kanë shqiptarët dhe serbët.
Zukorliç, e ka përshëndetur vizitën në Kosovë të bashkëkombasit të tij, kryetarit të Këshillit Kombëtar boshnjak dhe të Partisë së Aksionit Demokratik, Sulejman Uglanin.
Zukoliç ka vlerësuar se “ndërhyrja e boshnjakëve në konfliktet mes shqiptarëve dhe serbëve, shkon në dëm të tyre”, shkruan sot Tanjug.
Ndërsa Uglanin ka qëndruar dje në Kosovë dhe e ka uruar presidentin Hashim Thaçi për pavarësinë e Kosovës. /Insajderi.com