Kandidatja për deputete, Myzejne Selmani, nga Koalicioni për Familjen, ka ndarë përshtypjet e saj pas një pritjeje jashtëzakonisht të ngrohtë në Gjilan.
Ajo ka thënë se qytetarët e Gjilanit janë të vendosur për ndryshim dhe kanë rreshtuar krah familjes, duke mbështetur Koalicionin për Familjen.
“Sonte një pritje jashtëzakonisht e mirë. Gjilani paska vendosur për ndryshim dhe qenka rreshtuar krah familjes duke përkrahur dhe mbështetur Koalicionin për Familjen”, shkroi ajo në Facebook.
Myzejene Selmani, kandidon me numrin 42 në zgjedhjet e 9 shkurtit.