Myzejene Selmani ka një lutje për qytetarët: Para se të dilni tek kutia e votimit, pyesni vetën se çka ka fituar familja gjatë Qeverisë Kurti – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Myzejene Selmani ka një lutje për qytetarët: Para se të dilni tek kutia e votimit, pyesni vetën se çka ka fituar familja gjatë Qeverisë Kurti

    Insajderi
    07 February 2025 - 19:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidatja për deputete nga Koalicioni për Familjen, Myzejene Selmani, me numër 42, ka në një intervistë për Gazetën Insajderi ka folur për rrugëtimin e saj drejt Kuvendit.

    Selmani tha se idea që të bëhet pjesë e listës ishte e Pacollit.

    Ajo ka treguar edhe pse duhet të votohet kjo parti.

    “Thirrja ime për qytetarët e Kosovës është që të votohet Koalicioni për Familjen, sepse kemi njerëz në listë me prevojë. Ju kisha lut që para se të dalin tek kutia e votimit ta vendosin së pari familjen e vetë për katër vite çka kanë fituar familjet kosovare, kanë pas inflacion, ngritje te çmimeve, ku është Kosova gjatë Qeverisë Kurti?”, tha ajo.

    E njëjta thotë se për të pasur një shtet të shëndosh duhet të ketë familje të shëndosha.

    “Kur një familje është e shëndosh edhe shteti është i shëndosh. Ashtu siç thotë presidenti Trump ekzistojnë vetëm dy gjini”, deklaroi ajo.

    Për më shumë ndiqni intervistën:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark