Kandidatja për deputete nga Koalicioni për Familjen, Myzejene Selmani, me numër 42, ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Selmani para se të kërkojë mbështetje, ka treguar arsyet përse ia vlen të votohet koalicioni për familjen.
Postimi i plotë:
Të dashur familjar, miq e qytetarë të nderuar e shumë të respektuar, të këtij vendi me shumë mund e sakrifica
Siç e dini, të dielën në Kosovë votohet.
Pjesë e garës është edhe Koalicioni për Familjen, pjesë e së cilit jam edhe unë si kandidate për deputete me numër 42.
Por para se të kërkojë mbështetjen tuaj për mua, dua të ju tregoj arsyet se përse ia vlen të votohet ky koalicion.
Në një kohë kur shoqëria ka nevojë për përkushtim të veçantë ndaj vlerave që e formojnë, siç janë mbrojtja e familjes Koalicioni për Familjen paraqet një mundësi të shkëlqyer për të siguruar një të ardhme më të mirë për çdo familje shqiptare në Kosovë.
Koalicioni për Familjen është i angazhuar për mbrojtjen e vlerave tradicionale të familjes, si dhe për ruajtjen e një strukture të qëndrueshme dhe natyrale të marrëdhënieve familjare, të cilat janë themeli i shoqërisë.
Martesa për ne e natyrshme është vetëm ajo që bazohet në lidhjen ndërmjet një burri dhe një gruaje, për të formuar një bashkëjetesë të qëndrueshme dhe për të sjellë në jetë dhe rritur fëmijë në një mjedis të shëndetshëm dhe të balancuar.
Ne jemi të përkushtuar për të ruajtur dhe mbrojtur vlerat tradicionale që kanë formuar shoqërinë shqiptare për shekuj, dhe për të siguruar një mbështetje të fortë për familjet që janë themeli i shtetit dhe shoqërisë.
Ju ftoj të dilni të dielën në mënyrë masive për të votuar.
Koalicioni për Familjen 129
Myzejene Selmani 42