Kandidatja për deputete nga Koalicioni për Familjen, Myzejne Selmani, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.
Ajo ka thënë se Kurti ka filluar të ndryshojë qëndrimet e tij të mëparshme, duke u përpjekur të tërheqë vëmendjen e Presidentit Trump dhe të pranojë marrëveshje që dikur i kundërshtonte.
“Albin Kurti po i ha qershiat e fundit si kryeministër. Ky Albini qe e mbështeti publikisht Biden për President, ka filluar vardisjen ndaj Presidentit Trump. Ky që thoshte nuk i shtrehet Grenellit, ka filluar me e rrite shtrirjen ndaj Trumpit”, shkroi ajo në Facebook.
“Ky që thoshte se nuk nënshtrohet në dialog, ka filluar me u gjunjëzu. Ky që dikur e quante të dëmshme dhe të keqe marrëveshjen e Uashingtonit, ka filluar të i pranoj ato. Ky çdo gjë që ka refuzuar dhe kundërshtuar, ka filluar të i pranoj. Ky secilën qershi po e ha”.
Selmani e ka cilësuar Kurtin si kryeministrin më të dështuar në historinë e Kosovës, duke theksuar se ai do të mbahet mend për veprimet e tij të papritura dhe të kundërta.
“Kryeministri në ikje do të mbahet mend veç për një gjë: si kryeministri më dështak i historisë së Kosovës.
Historia e Kosovës veç për këtë gjë mund ta kujtoj Kurtin”.