“Na e gjuajtën xhaxhanë me tytën e pistoletës”, i riu nga Korça bën denoncimin live për policinë: Kanë frikë, i njohin autorët, jam qytetar amerikan! - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Na e gjuajtën xhaxhanë me tytën e pistoletës”, i riu nga Korça bën denoncimin live për policinë: Kanë frikë, i njohin autorët, jam qytetar amerikan!

    Insajderi
    18 April 2022 - 08:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një qytetar ka denoncuar me video policinë e Korçës, që sipas tij nuk ka reaguar për dhunimin e xhaxhait të tij nga 3 persona.

    Qytetari në fjalë, thotë se autorët që kanë rrahur xhaxhanë e tij janë persona të njohur për policinë, e për këtë shkak blutë nuk reagojnë për arrestimin e tyre.

    I riu, i cili quhet Xhoni shprehet se është me pasaportë amerikane dhe se do të vëjë në lëvizje ambasadën në rast se nuk do të bëhet drejtësi për rastin e xhaxhait të tij.

    “Pershendetje joq jam xhoni ndodhem ne komisarjatin e korces, dua te bej nje denoncim per policine… na kan gjuajtur me tyten e pistoletes xhaxhain 3 persona dhe tani jemi te policia por kta policat nuk na marin deklaratat na fshihen sepse i kane te njohur autoret.

    Nuk esht rast i pare me keta persona ka shum raste me njerzit qe ju ka ren ne qafe dhe policia hesht. Un jam dhe me pashaport amerikane nese nuk behrt gje brenda 24 orve do mar ambasaden amerikane sepse shteti jone nuk ka drejtesi. Ju lutem publikoheni”, shprehet qytetari në video.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark