“Na humbi fëmija..”, familja Avdia hap dyert e mortit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Na humbi fëmija..”, familja Avdia hap dyert e mortit

    Insajderi
    03 August 2022 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Familja Avdia, e cila një ditë më parë humbi vajzën e vogël, Jonada vetëm 7 vjeçe, në plazhin e Potamit, ka hapur sot dyert e mortit.

    Jonada e vogël erdhi në Shqipëri me prindërit e saj dhe po shijonte detin e bukur të jugut, por një incident me gomone i mori jetën.

    Helikat e mjetit lundrues që drejtohet nga Arjan Tase, shef i Policimit në Elbasan dëmtuan rëndë shtatë vjeçaren, që vdiq në vend.

    Mes dhimbjesh, trupi i pajetë i së ndjerës përcillet këtë të mërkurë për në banesën e fundit. Jonada do të prehet në varrezat e Tufinës.

    Familjarët shprehin dhimbjen për humbjen e Jonadës, ndërsa ngrenë shqetësimin se për sa kohë, siguria mungon, raste të tilla mund të përsëriten.

    “Fatkeqësi e madhe, nuk duhej të ndodhte”.

    “Nuk gjej fjalë, ne na u humbi fëmija, tani… Ishalla s’e kanë fatin e saj të tjerët. Nuk ka c’të them.”

    “S’ka dhimbje më të madhe, nuk di e kam përjetuar edhe vetë. Një fëmijë 7 vjec, me babë e nënë ardh prej Anglie, ta mbash para syve e të vi ai I tërbuari … nuk di..”

    “Të përballesh me një qytetar është ndryshe, por me një njeri që punon në polici, kjo është e tmerrshme. Unë isha mbrëmë aty, nuk kishte më tmerr. Kur e pash gjyshen, gjyshin, se familja s’kishte ardh akoma, lutem për atë nënë.”

    Ndryshe, një fëmijë 7 vjeç ka ndërruar jetë të martën në plazhin e Potamit, në Himarë pasi u përplas nga një skaf në breg të detit.

    Policia kishte thënë se ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 kur shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë ka goditur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.

    “Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij”, kishte sqaruar policia.

    https://0b23bca3f2751368c99f5247040fddb8.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

    Ndërkaq, kjo është hera e tretë brenda kësaj vere që shënohen incidente me mjetet lundruese në plazhet e vendit.

    Në korrik një çift u goditën nga një gomone në plazhin e Jalës, teksa mjeti lundrues tentoi të dilte në breg.  Për pasojë çifti i pushuesve  Agostin Sefa, 31 vjeç dhe E. GJ., 25 vjeçe, morën lëndime.

    Dy ditë më vonë një gomone goditi një fëmijë 7-vjeçar. I mituri mori plagë të rënda dhe u transportua  në spital për ndihmë mjekësore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Shqipëri/Rajon
    23 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark