“Na i kthe gjysmën se ishim të dehur”- Ish-banori i BBV pendohet për shumën e parave që hodhi te ditëlindja e Loredanës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Na i kthe gjysmën se ishim të dehur”- Ish-banori i BBV pendohet për shumën e parave që hodhi te ditëlindja e Loredanës

    Insajderi
    12 May 2025 - 13:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e shtunë, Loredana Brati ka organizuar një festë të madhe për ditëlindjen e saj

    Ditën e shtunë, Loredana Brati ka organizuar një festë të madhe për ditëlindjen e saj. Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP” ka bërë një festë të madhe, ku kishte shumë të ftuar VIP, mes tyre edhe ish-banorë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    Një ndër ta ishte edhe Shkëlzen Oruçi, i cili në profilin e tij në “Instagram” postoi shumë foto e video nga super festa.

    Madje në një video të postuar në “Instastory”, ai shfaqej teksa i hidhte lek Loredanës, e cila ishte duke kërcyer.

    Së fundmi, Shkëlzeni ka bërë në tjetër postim ku mesa duket shfaqet i ‘penduar’ për paratë që ka hedhur.

    Ish-banori ka publikuar një fotografi tjetër me vajzën e ditëlindjes dhe i kërkon që t’i kthejë të paktën gjysmën e parave, pasi ka hedhur shumë nga pija.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark