×
  • Lajme
  • Lajme

    “Na ka thënë do t’ju prej kokat”- flet drejtori i ‘RTV Besa’, tregon për veprimet banditeske të Lulzim Kabashit

    Insajderi
    05 September 2023 - 19:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren, Lulzim Kabashi, ka kërcënuar stafin e mediumit lokal ‘RTV Besa’.

    Për këtë, Gazeta Insajderi ka kontaktuar drejtorin e mediumit ‘RTV Besa’, Muhame Fusha, t i cili ka njoftuar se Kabashi ka gjetur rrugë alternative për t’u futur në redaksinë e mediumit.

    Sipas Fushës, ish-kryetari i AAK-së ka përdorur fjalë të rënda dhe kërcënuese në drejtim të stafit.

    “Zotëriu në fjalë ka shiku me hy brenda në televizion, dera ka qenë mbyllë. E ka gjete një hyrje nga lokali që është i vëllait, ka hyrë nga aty dhe ka shkuar naltë tek punëtorët për një lajm që e kemi publiku. Ai lajm është publikuar nga të gjitha mediumet. Ka thënë ku është drejtori, ka kërkuar edhe stafin të tjerë, veç dy punëtorë kanë qenë. Ka fillu me shamje me kërcënime që s’përdoren…  Ka thënë “Do të vras e do t’ju mbys, do t’ju prej kokat, pse e keni postu?”, ka bërë të ditur ai për Insajderin.

    Fusha ka bërë të ditur se Kabashi ka shkuar në redaksinë e ‘RTV Besa’ edhe pas dy orësh.

    “Personi ka ardhë edhe pas dy orësh, ora katër ka qenë, me një fjalor shumë kërcënues dhe ka bërtit. Pas 10 minutave ka dalë dhe më ka thënë se le të më kontaktojë edhe drejtori. Nja një ditë s’kanë mujtë me e zënë, nuk ia hapte telefonin policisë. Unë u interesova edhe një herë, i pyeta policinë se a ka ndonjë gjë dhe më thanë jo, s’po mundemi me u qasë. Punëtorët ishin frikësu shumë”, tha ndër të tjera drejtori i mediumit.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark