"Na ka trondit rasti në shkollë", kryetari i Deçanit deklarohet për Insajderin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Na ka trondit rasti në shkollë”, kryetari i Deçanit deklarohet për Insajderin

    Insajderi
    13 June 2023 - 08:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Valentin Selmanaj, mësimdhënës në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, dyshohet të ketë ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur nga kjo shkollë.

    Në pamjet që janë publikuar në media i njëjti shihej duke e puthur vajzën.

    Prokurori i shteti ka marrë veprime hetimore për ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale, i cili ka shkuar në stacionin policor dhe ka urdhëruar sekusestrimin e telefonit të të pandehurit.

    Me urdhër të prokurorit të shtetit personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulm Seksual”.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar me kryetarin e komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj në lidhje me rastin dhe i njëjti tha se institucioni e dënon ashpër aktin e Selmanajt.

    Ramosaj mes tjerash tha se ky rast e kishte tronditur shumë të njejtin marrë parasysh që e përfshirë ishte një e mitur.

    “Nuk e di çfarë të them për këtë rast. Na ka tronditur shumë, nuk kam koment. Se mbaj mend nëse jam ndje më keq ndonjëherë në jetën time. Nuk kemi si ta presim mirë kë të rast, e dënojmë ashpër padyshim”, tha ai për Insajderin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark