Maturantët me 18 qershor do t’i nënshtrohen testit të maturës, ku brenda një ditë do të hyjnë në test për të gjitha lëndët. Sikur vitet e kaluara edhe tash, “tradita” për mashtrim nuk po anashkalohet, shkruan Insajderi.
Pak ditë pas raportimit të Insajderit rreth disa linqeve ku maturantët po furnizoheshin me përgjigjie rreth testeve të matures shtetërore, tani janë hapur edhe grupe.
Sofistikimi i metodës për mashtrim niset nga kategorizimi për lëndë, secili grup veç e veç.
Por përveç kësaj, tani një “admin” i grupit ka sugjeruar që të krijojë një grup tjetër ku pjesë e tij të jenë edhe profesorë të lëndëve përkatëse, e krejt kjo që të zhduken dilemat rreth përgjigjieve të sakta.
Insajderi ka tentuar të kontaktoj me Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, por e njejta nuk ishte e qasshme.