“Na u premtua njohja e Greqisë për të na e shitur marrëveshjen me Serbinë”, reagon Molliqaj pas deklarimit të presidentes greke - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Na u premtua njohja e Greqisë për të na e shitur marrëveshjen me Serbinë”, reagon Molliqaj pas deklarimit të presidentes greke

    Insajderi
    27 March 2023 - 13:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas deklarimit të presidentes greke Katerina Sakellaropoulo se Gerqia nuk ndërron qëndrim në raport me Kosovën, Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj ka kërkuar llogari nga Qeveria e Kosovës.

    Kjo në dritën e Marrëveshjes Bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, e cila supozohej të çelte rrugën për ndryshimin e qëndrimeve të pesë shteteve mosnjohje brenda Bashkimit Evropian, shkruan Insajderi.

    “Le që s’po na njohin të gjitha 5 shtetet e BE-së, por as Greqia që krejt n’fund na u premtua, për t’na e shitur marrëveshjen”, shkroi Molliqaj derisa shtroi pyetjen se çka në fakt po përfiton Kosova nga kjo marrëveshje.

    “Qeveria dhe mbështetësit e marrëveshjes duhet të japin llogari. Çka po fiton Kosova nga kjo marrëveshje? Veç obligime. Asgjë tjetër”, shkroi ai.

    “Autonomi e dyfishtë, me vetëqeverisje për serbët e eksterritorialitet për Kishën Ortodokse Serbe”, përfundoi Dardan Molliqaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark