"Na vjen shumë keq"- Kurti në adresimin vjetor vazhdon t'i fajësojë konsumatorët për krizën energjetike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Na vjen shumë keq”- Kurti në adresimin vjetor vazhdon t’i fajësojë konsumatorët për krizën energjetike

    Insajderi
    31 December 2024 - 20:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë adresim vjetor nëpërmjet një video, ku ndër të tjera ka përmendur edhe krizën energjetike. Aty ka vazhduar të fajësojë qytetarët për “konsum të lartë të rrymës”.

    Ai u shpreh me keqardhje në adresimin e tij vjetor, ku për ironi të atit përmend çështjen e privatizimit të distribuimit të rrymës si sfidë e trashëguar nga qeverisjet e kaluara.

    “Sukseset erdhën me sfida. Problemi me furnizim me energji elektrike, me të cilin jemi ballafaquar ditëve të fundit, nuk është rezultat i mungesës së rrymës, por i konsumit të lartë të energjisë, që po e sfidon rrjetin e transmisionit, në të cilin me vite e dekada të tëra nuk është investuar sa duhet. Neve na vjen shumë keq për situatën e shkaktuar me furnizim si rezultat i ngarkesës së rrjetit”, deklaroi ai.

    “Kemi kërkuar nga operatorët e rrjetit transmetues dhe shpërndarës, KOSTT dhe KEDS, angazhim maksimal në zgjidhjen e problemeve e prishjeve teknike dhe menaxhimin e ngarkesës. Përkundër problemeve të trashëguara, nga privatizimi dhe jo vetëm, ne po punojmë, me krejt çfarë dimë e mundemi, në adresimin e këtyre. Atë po e bëjmë përmes investimeve që kanë munguar me dekada në ngritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e infrastrukturës energjetike, e të cilat kanë filluar pikërisht gjatë mandatit tonë”, tha ndër të tjera ai.

    Gazeta Insajderi raportoi lidhur me mungësen e rrymës në disa komuna:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark