Naftë nga Venezuela, niset drejt Evropës ngarkesa e parë pas dy vitesh – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Naftë nga Venezuela, niset drejt Evropës ngarkesa e parë pas dy vitesh

    Insajderi
    18 June 2022 - 21:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një anije naftëmbajtëse me një ngarkesë prej 650 mijë fuçish po bëhet gati të niset nga Venezuela drejt Evropës, eksporti i parë prej dy vitesh nga vendi që vuan sanksionet e SHBA.

    Departamenti Amerikan i Shtetit u ka dërguar letra kompanisë italiane ENI dhe asaj spanjolle Repsol, ku i autorizon të rinisin pranimin e naftës bruto nga Venezuela, si një mënyrë për shlyerjen e borxheve të papaguara nga vendi anëtar i OPEC-ut.

    Më vonë gjatë këtij muaji, pritet edhe një ngarkesë e dytë, kësaj radhe me 2 milionë fuçi naftë, për t’u dërguar në rafineritë italiane dhe spanjolle. Shumë kompani evropiane, aziatike dhe amerikane, kishin akumuluar miliarda dollarë borxhe nga bizneset e tyre të përbashkëta me kompaninë shtetërore të naftës në Venezuelë.

    Që prej nisjes së luftës në Ukrainë dhe krizës së çmimeve të karburanteve, një marrëveshje SHBA-Venezuelë për të lehtësuar sanksionet, është parë nga ekspertët e tregut si një lëvizje e mundshme.

    Venezuela është vendi me rezervat më të mëdha të naftës në botë, ndërsa sanksionet e administratës Trump në vitin 2019 erdhën si pasojë e shkeljes së vazhdueshme të të drejtave të njeriut nga Presidenti Nicolas Maduro.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark