Nagavci: Mbi 90% e mësimdhënësve janë vaksinuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nagavci: Mbi 90% e mësimdhënësve janë vaksinuar

    Insajderi
    26 September 2021 - 11:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    27 shtatori  është data zyrtare për fillimin e vitit të ri shkollor, e në prag të këtij fillimi, ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arbërie Nagavci është deklaruar se ky vit do të jetë sfidues për prindërit, nxënësit e edhe për punëtorët e arsimit.

    “Përkundër progresit në vaksinimin e popullsisë, e në veçanti të punonjësve të arsimit, ky vit shkollor mund të jetë shumë sfidues. Prandaj është e domosdoshme të respektohen masat mbrojtëse të rekomanduara nga profesionistët shëndetësor”, deklaroi Nagavci.

    Nagavci tutje shtoi, se po thuajse të gjithë mësimdhënësit dhe stafi teknik i shkollave është i vaksinuar, e shumica e tyre edhe me dozën e dytë të vaksinës.

    “Mbi 90% e mësimdhënësve dhe stafit tjetër që punon në shkolla janë vaksinuar. Më shumë se 65% prej tyre me të dy dozat”, përfundoi ajo.

    Postimi i plotë:Nesër fillon viti i ri shkollor.Gjatë gjithë kësaj kohe, kam vizituar shumë shkolla dhe kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me drejtues shkollash, mësues e prindër. Ndonëse situata me pandeminë na ka sjellë në një gjendje të vështirë e me shumë sfida, janë bërë përgatitjet e duhura për të filluar vitin e ri shkollor.Mbi 90% e mësimdhënësve dhe stafit tjetër që punon në shkolla janë vaksinuar. Më shumë se 65% prej tyre me të dy dozat.Përkundër progresit në vaksinimin e popullsisë, e në veçanti të punonjësve të arsimit, ky vit shkollor mund të jetë shumë sfidues. Prandaj është e domosdoshme të respektohen masat mbrojtëse të rekomanduara nga profesionistët shëndetësor.Kjo është mënyra më e mirë për të vënë pandeminë nën kontroll, duke i kontribuar mbarëvajtjes së procesit mësimor dhe ruajtjes së shëndetit publik.Mësuesit e drejtuesit e shkollave kanë shumë punë e përgjegjësi, por jam e bindur se angazhimi dhe kujdesi i tyre nuk do të mungojë. Vaksinimi, respektimi i masave si dhe bashkëpunimi në të gjitha nivelet përfshirë edhe prindërit, do të na mundësojë një vit të suksesshëm shkollor.Më shumë të dhëna në faqen më poshtë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark