Gjatë Komisionit për Arsim, ministria Nagavci e ka marrë fjalën ku po diskutohet për përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje për ndaljen e grevës.
Nagavci iu drejtua antëraëve të SBASHK-ut, që të fillojnë mësimin duke iu thënë se dialogu do të vazhdojë.
“Kërkesa jonë është që të fillojë mësimi, dialogu do të vazhdojë, kemi shumë për të folur”.
Ajo tha sikurse i kanë zgjidhur 99 kërkesa, do ta zgjedhin edhe një të fundit.
“Sikurse i kemi zgjidhe 99 kërkesa, e zgjidhim edhe një të fundit”, përfundoi Nagavci.