Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se transferi i mjeteve për ata që kanë aplikuar për subvencionimin për tekstet shkollore do të bëhet nga java e ardhshme.
Sipas Nagavcit, numri i aplikuesve ka rritur në 121,200.
“Të dashur prindër dhe nxënës, Deri tani numri i aplikuesve për subvencionim për tekste shkollore në Platformën e-kosova ka shkuar në 121,200. Nga java e ardhshme do të fillojë transferi i mjeteve për ata që kanë aplikuar”, tha ajo.
Postimi i saj i plotë:
Të dashur prindër dhe nxënës, Deri tani numri i aplikuesve për subvencionim për tekste shkollore në Platformën e-kosova ka shkuar në 121,200. Nga java e ardhshme do të fillojë transferi i mjeteve për ata që kanë aplikuar. Sikurse kemi njoftuar edhe më herët, aplikimi do të jetë i hapur në mënyrë që të sigurohemi që asnjë nxënës për çfarëdo arsye të mos mbetet pa tekste shkollore. Ju sigurojmë se çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme për aplikim dhe përfitim të këtyre mjeteve. Në shërbimin tuaj është edhe numri i telefonit pa pagesë për çfarëdo pyetje që mund të keni rreth aplikimit:0800 30 900 si dhe emaili:[email protected].