Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin, kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Lajmin e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Gashi tutje ka bërë të ditur se pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit.
“Gjykata të premten e ka vazhduar masën e paraburgimit për dy muaj. Pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit”, thuhet në konfirmim.