Çifti i njohur i showbizit, Naim Abazi dhe Mihrije Braha, janë dy nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar, të cilët prej vitesh kanë treguar se janë shumë të dashuruar me njëri tjetrin.
Ata kanë qenë së fundmi të ftuar në emisionin “Sui Generis” duke fol për jetën e tyre mbrapa kamerave por që nuk lanë pa përmend edhe hapësirën që ua dhanë artistve që tashmë kanë marrë famën e tyre.
“Jemi shumë të lumtur që tani i takojmë artistët që tashmë kanë marrë rrugën drejt karrierës së tyre e aq më tepër që dolën nga emisionet tona duke ju dhënë hapësirë. Kudo që i takojmë i përqafojmë dhe ju urojmë suksese”.
Përveç kësaj ata shtuan se këta emra të mëdhenj të skenës së muzikës ishin të përfshirë në emisionet e Naimit dhe Mihrijes ku edhe morën hapat e parë.
“Ka shumë artista që kanë dalë nga emisionet tona ata që sot shkëlqejnë në skenën muzikore: Mozzik, Fifi, Gold Ag, 2 Ton e shumë të tjerë”, ka përfunduar Naimi.
Ndërsa Mihrija tregoi se cili nga ta ishte më i veçantë kur nisi karrierën e tyre muzikore dhe çfarë thanë ata, për ta parë përgjigjen e plotë klikoni në intervistën e bashkangjitur nga minuta 47:23.