Naim Abazi është njëri ndër këngëtarët dhe shoëman-et më të dashur për publikun shqiptarë.
I ftuar në emisionin “Sui Generis” së bashku me Mihrije Braha ata rrëfyen për jetën e tyre mbrapa kamerave.
Ndër të tjera këgëtari tregoi edhe për punën e madhe që bëhet në emisionin “Odeon”, Abazi shtoi se për të pas një emision argëtues dhe pozitivitet në këtë kohë është mëse i domosdoshëm.
“Emisionin që po e realizojmë ne tash e sa vite do të duhet ta bënte RTK-ja , sepse ata po marrin para nga ne kurse neve na duhet të punojmë me orë të tëra për ta bërë një emision me aktrim e muzikë që ta argëtojmë publikun e sidomos në këtë kohë të pandemisë”.
Këngëtari ndër të tjera tha se një hapësirë e tillë i mungon këtij televizioni si dhe hapësira për ti promovuar talentat e rinjë.
Ky i fundit tregoi edhe për këngëtarët që hapat e parë i morën nga emisioni i tij përfshirë: Mozzik, Gold Ag, Fifi, 2 Ton e shumë të tjerë.
Ndiqeni emisionin e plotë për më shumë detaje.