Naim Murseli, i akuzuari kryesor për vrasjen e Liridona Ademajt, është deklaruar i pafajshëm lidhur me veprat penale mbi të cilin ngarkojnë.
Në seancën për shqyrtim fillestar, Murseli ka thënë se deklarohet plotësisht i pafajshëm, ndërkaq i pandehuri Granit Plava ka thënë se do që të mbrohet në heshtje. I pandehuri Kushtrim Kokalla nuk ka dashur të deklarohet pa konsultim me avokatin e tij, Ndrec Dodajn, shkruan Insajderi.
Në mënyrë vullnetare, Tom Dodaj ka thënë se e pranon fajësinë për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse“.
Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla akuzohen si të përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt.
Raportimet e Insajderit mbi seancën e sotme: