Naim Murseli, si “prokuror”, pyet ekspertin dhe gjykatësen për rrjedhjen e ekspertizës së tij në media - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Naim Murseli, si “prokuror”, pyet ekspertin dhe gjykatësen për rrjedhjen e ekspertizës së tij në media

    Insajderi
    22 September 2025 - 10:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I dyshuari kryesor për vrasjen e Liridona Ademajt, bashkëshorti i saj Naim Murseli, sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë i ka kërkuar llogari ekspertit psikiatrik dhe gjykatëses së rastit lidhur me rrjedhjen në media të ekspertizës psikike të kryer mbi të.

    Murseli ka pyetur ekspertin Shpend Haxhibeqiri:Si rrjedhi dokumenti për gjendjen time? Doktor i nderuar, si rrjedhi një dokument kaq sensistiv dhe, besoj, edhe me konventat ndërkombëtare? A rrjedhi nga ndonjë punonjës i juaji, apo nga gjykata?”

    Haxhibeqiri: Prej neve jo.

    Në këtë moment ka ndërhyrë gjykatësja: Naim, gjykata nuk shpërndan ekspertiza.

    Murseli ka replikuar: Zonja gjykatëse, ajo vet nuk ka dalë.”

    Gjykatësja ka shtuar: Po Naim, ke të drejtë, por gjykata nuk shpërndan ekspertizat, janë vetëm për palët.

    Murseli: Atëherë dikush ka abuzuar me detyrën e vet, besoj pajtoheni.

    Në muajin korrik, Instituti i Psikiatrisë Forenzike përfundoi ekzaminimin psikiatrik të Naim Murselit, i akuzuar për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.

    Sipas raportit mjekësor të siguruar ekskluzivisht nga Gazeta Insajderi, ekspertët psikiatrikë kanë konstatuar se Murseli nuk vuan nga ndonjë çrregullim mendor apo sëmundje mendore të përhershme apo të përkohshme.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark