Naim Murselit do t’i bëhet ekzaminim i statusit mendor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Naim Murselit do t’i bëhet ekzaminim i statusit mendor

    Insajderi
    04 June 2025 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Naim Murseli, i dyshuari kryesor për vrasjen e Liridona Ademajt, është deklaruar i pafajshëm. Pos tjerash, ai ka thënë se nëse vërtetohen pretendimet e Prokurorisë, ai vetë do të kërkojë dënim të përjetshëm për veten, shkruan Insajderi.

    Ndërsa sot në Gjykatë u pranua kërkesa e Avokates se Naim Murselit, Teuta Zhinipotoku, që klientit të saj t’i bëhet ekzaminim i statusit mendor.

    Ajo shtoi se ky ekzaminim është thelbësor për të vlerësuar nëse Murseli është në gjendje të ndjekë rrjedhën e shqyrtimeve gjyqësore dhe të konsultohet me avokatët e tij.

    “Konsiderojmë se kur të arrihet sigurimi i kësaj prove, që do ta realizojë grupi i ekspertëve pranë QKUK-së dhe Instituti i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës, atëherë në varësi të gjetjeve, të vazhdohet me procesin gjyqësor”, theksoi avokatja, duke shtuar se “ky proces kërkon maturi dhe paanshmëri, dhe pala mbrojtëse nuk kërkon trajtim të veçantë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark