×
  • Lajme
  • Lajme

    Naim Murselit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj tjerë

    Insajderi
    26 August 2024 - 09:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të vazhdojë masën e paraburgimit për Naim Murselin, Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën edhe për dy muaj të tjerë, të tre të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar bashkëpunëtorja profesionale e zyres së kryetares së gjykatës, Medina Gashi.

    “Ju informoj se të pandehurve N.M, G.P dhe K.K iu është vazhduar masa e paraburgimit për dy muaj me Aktvendimin e datës 23.08.2024, e cila masë do t’iu llogaritet nga data 26.08.2024 deri me datë 25.10.2024, nën kushtet ligjore të parapara në KPPK”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.

    Në fillim, më 3 dhjetor 2023, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte caktuar një masë paraburgimi prej 30 ditësh për tre të dyshuarit, e cila masë ishte konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit.

    Ende nuk janë zbuluar motivet e vrasjes së Liridona Ademajt, e cila kishte nënshtetësi suedeze, bashkë me burrin e saj dhe dy djemtë e tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark