Nait Hasani i vazhdon takimet me VV’në, shihet në kafe me Arben Vitinë dhe Shqipe Selimin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nait Hasani i vazhdon takimet me VV’në, shihet në kafe me Arben Vitinë dhe Shqipe Selimin

    Insajderi
    29 May 2025 - 12:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Nait Hasani, ka vazhduar takimet e tij me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

    T7 ka siguruar pamje të momentit kur deputeti i PDK-së ishte ulur me dy deputetët e VV-së, Shqipe Selimin dhe Arben Vitinë.

    Para dy ditësh, Hasani u kap nga kamerat duke folur edhe me Agim Bahtirin, poashtu deputet i VV-së.

    E këto, nuk ishin taimet e vetme. Para disa ditësh, i njëjti është parë në një afërsi me deputeten e betuar të VV-së, Albulena Haxhiun, njëherit emër i disahertë, për kandidate për kryeparlamentare.

    Mirëpo, ndërsa dyshja po diskutonin, ka qenë Haxhiu ajo e cila ka shmangur mediat, duke iu drejtuar atyre se ‘’janë të zënë’’.

    Kurse, ishte vet Nait Hasani ai i cili i tha se temë e këtij diskutimi ishte organizimi i përvjetorit të Masakrës në burgun e Dubravës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark