Nait Hasani: Kapitulli i qeverisjes së Kurtit ka mbaruar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Nait Hasani: Kapitulli i qeverisjes së Kurtit ka mbaruar

    Insajderi
    27 January 2025 - 10:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nait Hasani, ish- ambasadori i Kosovës në Shqipëri tashmë kandidat i PDK-së për deputet në zgjedhjet e 9-të shkurtit, deklaroi se kryeministri aktual i vendit, Albin Kurti e ka përmbyllur kapitullin e qeverisjes.

    Hasani tha në emisionin “Politiko” të Kanal 10 se Kurti di vetëm një rrugë, atë të gjuajtjes me gaz.

    “Kurti e ka mbyll kapitullin e vet, kapitullin e qeverisjes. Kuvendit ai mundet vetëm çelësin me ia qit edhe me u largu, ose një opozitë e mirë, qysh është mësu, si me gjuajt me gurë, me përmbysë makina, me gjujt e me lëndua policë. Këtë rrugë e din, me gjujt e me helmu kuvendin me gaz”, deklaroi Hasani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark