Nait Hasani kritikon PDK-në në konventën e jashtëzakonshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nait Hasani kritikon PDK-në në konventën e jashtëzakonshme

    Insajderi
    07 May 2016 - 13:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka shfrytëzuar Konventën e Shtatë të jashtëzakonshme të PDK-së për të përçuar siç ka thënë ai, pakënaqësinë e shumë anëtareve të PDK-së me punën që po bëhet në qeveri dhe në komuna.

    Hasani ka thënë se edhe në partitë në sistemin komunist janë ndërruar më shpesh ministrat se sa në PDK.

    “Partitë me njerëzit e pazëvendësueshëm kanë humbur në çdo mënyrë – të pazëvendësueshëm kanë qenë vetëm komunistët dhe unë nuk dëshirojë që PDK të behët një kësi partie,” ka thënë ai, njofton Express.

    Për dallim prej tij, në fjalimet e tyre para delegatëve, Enver Hoxhaj, Arsim Bajrami e Hajredin Kuçi kanë thënë se PDK ka sjellë ndryshime drastike në Kosovë.

    Që të tre kanë falënderuar ish-kryetarin e kësaj partie, Hashim Thaçi, për kontributin e tij në PDK./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark