Nait Hasani: Kuvendit i ka munguar zëri politik, rezistenca dhe ligjet në të mirën e qytetarëve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Nait Hasani: Kuvendit i ka munguar zëri politik, rezistenca dhe ligjet në të mirën e qytetarëve

    Insajderi
    08 February 2025 - 15:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish- deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për deputet nga radhët e kësaj partie, Nait Hasani, thotë se Kuvendit i ka munguar zëri politik, rezistenca dhe ligjet në të mirën e qytetarëve.

    Hasani thotë se angazhimet e Partisë Demokratike kanë qenë të pamjaftueshme pas shkuarjes në Hagë të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit dhe ta rikthejë atë frymë ai po kandidaton përsëri si deputet.

    “Në Kuvend ka munguar zëri politik, ka munguar rezistenca, ka munguar miratimi i ligjeve në të mirën e qytetarëve. Për t’ia dhënë një frymë kuvendit, një zë dhe një mbrojtje të vlerave të luftës, për t’i dhënë zë vlerave të luftës si zyrtar do ta ngrisim zërin dhe do të kërkojmë që ata atje nuk janë individual, por është si president i vendit, është si autoritet i luftës dhe në këtë vend të shkatërruar gjykohet vetëm UÇK-ja, ndërsa kemi diskriminim pikërisht me ligjin ku nuk trajtohen krimet në Kosovë, prandaj si zë në Kuvendin do të kërkojmë si Gjykatë të jetë për të gjitha krimet e përgjithshme që kanë ndodhur në Kosovë dhe për të prezantuar se ata atje janë të pafajshëm, atje akuzohen me akuza që kanë ardhur si shpifje nga Serbia, kinse kanë bërë krime.” Ka thwnw ai


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark