Nait Hasani mesazh për Limaj: Të vijë tek PDK-ja ta kërkojë mbështetjen për kryetar të Kuvendit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nait Hasani mesazh për Limaj: Të vijë tek PDK-ja ta kërkojë mbështetjen për kryetar të Kuvendit

    Insajderi
    21 July 2025 - 17:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka reaguar ndaj situatës së zvarritur për konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se përgjegjësia bie mbi partinë që ka dalë e para në zgjedhje.

    “Duke respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese ka një sqarim, por derisa nuk respektohet vendimi nga partia e parë që ka dalë e para në zgjedhje, është bërë një rutinë dhe e parëndësishme shkuarja në Kuvend,” ka deklaruar Hasani, duke theksuar se situata po përsëritet çdo ditë pa asnjë ndryshim.

    Sipas tij, lëvizja e radhës duhet të vijë nga Lëvizja Vetëvendosje.

    “Fatmir Limaj duhet të mandatohet dhe të ketë mandatin e LVV-së dhe të vijë tek PDK-ja për kërkimin e mbështetjes. Por jo në mënyrë individuale – për mbështetjen e mandatit duhet konsultim me kryetarin,” shtoi ai.

    Hasani theksoi se vendimi për mbështetje do të varet nga rrethanat dhe qëndrimi i kryesisë së partisë:

    “Varet nëse PDK-ja do ta mbështet apo jo, dhe varet nga situata. Ai (Limaj) është mjaft inteligjent ta kuptojë situatën dhe të vijë ta kërkojë mbështetjen për kryetar të Kuvendit.”

    Ai përmendi edhe mungesën e një marrëveshjeje të qartë mes partive:

    “Nuk kemi një marrëveshje se si do të shkojë. E 50-ta herë nuk ka marrëveshje.”

    Hasani ka thënë se “Gjykata Kushtetuese nuk ka lënë masa sanksionuse, por ka lënë vullnetin e lirë. Brenda 30 ditëve të kryehet konsistuimi i Kuvendit. Edhe pas 30 ditësh situata do të vazhdojë njëjtë/ Ska kush as ta zgjidh as të shkarkojë këtë kuvend. Nuk kemi as kryetar e as kryesi të Kuvendit”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark