Nëna e Faton Hajrizit, Shehrie Hajrizi është deklaruar për herë të parë pas raportimeve për vrasjen e tij në Serbi.
Ajo bisedën e nisi duke treguar se çfarë njeriu ishte djali i saj.
“Ka qenë intelgjenet, i dashur shumë, i zoti”, tha ajo kur u pyet nga gazetarja se çfarë djali ishte ai.
Nëna e Fatoni theksoi se ai kishte përjetuar maltretime e tortura në burgjet e veriut të Mitrovicës.
“Fatoni u ra në burg moshën 15 vjeçar, fatkeqësisht e vrau ushtarin rus në sheshin e Skenderajt, e dorëzuam sepse e denim që rrethi na qesin në kurth, ka qëndru në burgjet e veriut të Mitrovicës – ai burg është famëkeq, në atë burg jo që e kanë trajtu por e kanë keqtrajtu në mënyrë më misterioze që trajtohet një i burgusour, ekstrem kanë qenë vuajtje e tij…edhe pse ishte fëmijë ai në gjykatë sillej me zinxhir në qafë, duar dhe këmbë“, tha ajo në RTSH përcjell Insajderi.
“Gjithë thojke, nanë shpejt dalë, nanë kemi me u kënaq, nanë vijë – nanë ti mua më ki, tanë le të shkojnë unë kam me kanë me ty”
Ajo ka konfirmuar se Fatoni ishte arratisur nga burgu 9 herë, 2 herë nga burgu i Mitrovicës, 2 nga i Prishtinës, 1 Prizrenit, 1 Pejës, Dubravës, Bondsteel-it dhe së fundmi nga i Smrekonicës.
“Me më taku më takonte, por nuk rrinte në shtëpi – se me arratisje as ne skemi qenë të pajtimit. E lypke lirnë me çdo kusht. Fatoni i kishte kry 2/3, atij i kishin mbetë edhe 6 vite, por nuk ia mundësuan”.
Nëna e tij shtoi se kanë kërkuar lirimin e tij me kusht, kërkuan edhe faljen e presidentes – por asnjëherë s’ju dha.
“Ka apliku për falje të presidentes, por asnjëherë nuk iu dha mundësia, dhe dojshin me pa qysh është sot. Kam lyp ndihmë në çdo institucion, asnjëherë nuk na u ofrua“
Ajo tregoi se për herë të fundit djalin e saj e takoi me datë 1 prill deri më 4 prill, në vikend.
“Tha nanë, tri netë i kam pasë vikend po e lash një ditë e një natë me ardhë mas 2 jave – ai mua më habiti ai tha vi dhe e mbajke fjalën, shumë u kanë i fjalës, ata me mbytë e kanë mbytë por me u tutë nuk u tutë edhe pse e kanë vra. Ashtu e ka kriju zoti, tradhtinë nuk ia ka bë kurrkujt, por nuk ia ka bajtë kurrkujt“.
Nëna Shehrie shprehu edhe dëshirën që për historinë e djalit të saj të shkruhet një libër.
“Ajo që është nënë e dinë çka është dhimbja e nanës, për historinë e Fatonit kemi shumë çka flasim edhe dhashtë zoti ka me u shkru edhe një libër për historinë e tij“.
Ajo preku me fjalët duke thënë se tërë kohës e ka në mendje e zemër.
“Fatonin e kujtojë, e kam në zemër edhe në mendje tërë kohën derisa të shkojë tek ai, si një engjull i nanës“.
“Për prind nuk ka pasë mundësi me bë, se ai ka ra i ri në burg, por për dashni u kanë për tanë, me mua u kanë tepër i lidhur”, u shpreh ajo, përcjell Insajderi.
Faton Hajrizi ndodhej në arrati nga 6 korriku i këtij viti.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njoftoi se është konfirmuar se shtetasi i Kosovës, Faton Hajrizi, është personi që është vrarë nga autoritetet e Serbisë më 19 korrik.
Përmes një njoftimi për media, MPJD tha se autoritetet serbe më 22 korrik kanë dërguar tek autoritetet e Kosovës shenjat e gishtërinjve të një personi dhe se të njëjtat shenja, së bashku me shenjat e gishtërinjve të Hajrizit, janë dërguar për ekzaminim në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë.
“Pas krahasimit, Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor – ILECU e Policisë së Kosovës, ka pranuar përgjigje se këto gjurmë i përkasin qytetarit të raportuar si i vrarë, Faton Hajrizi”, u tha në njoftim.
/Insajderi