Napoli i afohet marrëveshjes me Edon Zhegrovën - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Napoli i afohet marrëveshjes me Edon Zhegrovën

    Insajderi
    28 May 2025 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova pritet t’i bashkohet Napolit gjatë merkatos së verës.

    Radio “Kiss Kiss” raporton se skuadra italiane është shumë pranë marrëveshjes me Lillen për futbollistin kosovar.

    Zhegrova pritet t’i bashkohet Napolit për 25 milionë euro, duke e bërë atë një prej lojtarëve më të shtrenjt shqiptar.

    Futbollisti “dardan” do bëhet bashkëlojtar i Amir Rrahmanit, që së fundmi festoi titullin kampion me ekipin italian.

    Gjatë këtij sezoni, Zhegrova zhvilloi 12 ndeshje në Ligue 1, shënoi katër gola dhe bëri një asist. Ai u lëndua në dhjetor, dhe s’ka luajtur qysh prej atëherë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark