Francesco Calzona është trajneri i ri i Napolit.
Kampioni në fuqi italian ditën e sotme ka shkarkuar Walter Mazzarrin, duke e zëvendësuar me një tjetër italian.
Napoli nuk ka zbuluar ende detajet nga marrëveshja, por ka zyrtarizuar rikthimin e Calzonas.
Kjo ka ndodhur vetëm dy ditë përpara përballjes me Barcelonën në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku do të zhvillohet ndeshja e parë e 1/16-ës së finales.