×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    NASA dërgoi minj në hapësirë, dalin rezultatet

    Insajderi
    17 April 2019 - 11:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    NASA ka dërguar minj në dhjetëra misione në hapësirë që nga viti 2014, një habitat i veçantë i dizajnuar për mikrogravitet.

    Në mënyrën e tyre, astronautët brejtës po kontribuojnë në përpjekjen e njerëzimit për të eksploruar Marsin.

    Përpara se NASA të dërgojë njerëz në udhëtimin e gjatë drejt planetit të kuq, fillimisht dëshiron të zbulojë efektet që jepi qëndrimi i gjatë në mikrogravitet.

    Shkencëtari Scott Kelly kaloi një vit në hapësirë për të parë se çfarë do ndodhte me trupin e tij.

    Eshtrat e tij u dobësuan, muskujt ju atrofizuan, gjenet ju ndryshuan  dhe pjesë e kokërdhokëve të syve iu enjten në mënyra që shkencëtarët ende nuk arrijnë të shpjegojnë plotësisht.

    Dhe tani NASA publikoi rezultatet e raportit të tij për një grup minjsh që kaluan 37 ditë në hapësirë.

    Agjencia tha se është një mision me kohë të gjatë duke u bazuar në shkallën e jetëgjatësisë së brejtësit.

    Shkencëtarët studiuan një video të sjelljes së kafshëve për të kuptuar sesi përshtateshin  me mungesën e peshës.

    Fillimisht brejtësit dukeshin të hutuar dhe ngurrues. Pastaj shumë shpejt filluan të ecnin e të gjenin destinacionet e tyre, ndërsa filluan të hanin vetë.

    Minjtë madje zhvilluan një sjellje të re që shkencëtarët e quajtën “ndjekja e garës”. Minjtë vraponin në zero-gravitet rreth habitatit të tyre sikur të ishte një rrotë brejtësi.

    Shkencëtarët nuk janë të sigurt pse minjtë e bënë këtë. Teoria kryesore është se e bënin për kënaqësi.

    “Sjella përfaqëson biologjinë e trupit. Na informon për shëndetin e përgjithshëm dhe funksionimin e trurit,”-tha April Ronca, studiuese e NASA-s, përcjell Ora.

    Në fund të misionit të tyre, minjtë u kthyen në Tokë në gjendje të mirë. Ata peshonin po aq sa një grup minjsh në Tokë dhe trupi i tyre ishte në gjendje të shkëlqyer sipas NASA-s.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark