Muaji i kaluar ka qenë më i nxehti që kur ka filluar matja e temperaturës. Kështu, korriku theu rekordin e vënë vetëm një vit më herët, tregojnë të dhënat e NASA-s.
Korriku i këtij viti they rekordin për temperatura më të larta që ishte shënuar qysh në vitin 1880.
Sipas këtyre të dhënave, korriku i vitit 2016 ka qenë për 0.84 gradë celsius më i nxehtë se korriku i vitit 1980 dhe për 0.11 gradë celsius më i nxehtë se në vitin 2015, shkruan The Guardian.
Derisa temperaturat e larta vazhdojnë të mbretërojnë në planetin tonë, ky vit pritet të jetë më i nxehti që kur ka filluar matja e temperaturave. Ekspert besojnë se rritja e temperaturës vije si pasojë e ngrohjes globale./Insajderi.com