Agjencia Hapësinore Amerikane NASA ka publikuar një video përmes së cilës ka ofruar pamje 360 shkallë të planetit Mars.
Aty paraqitet planeti i mbushur me shkëmbinj dhe rërë që janë xhiruar nga “Curiosity Mar” që ka përfunduar ecjen nëpër terren të thyer dhe vështirë të kaluar gjatë 44 muajve të misionit në Mars.
Udhëtimi nëpër mars është i gjatë 400 metra dhe mund të vërehet sesi është të ecni realisht në planetin Mars.
E njëjta pajisje në vitin 2013 në planetin Mars kishte gjetur se ekziston një liqen i lashtë me nivel të ulët kripe dhe me një nivel neutral aciditeti, i cili mund të përshkruhet si i pijshëm.
Shkencëtarët e dinin se planeti i Marsit ishte i ngrohtë dhe i lagësht, por zbulimet më të fundit tregojnë atë që njerëzit mund ta quajnë “vrima noti”.
“Uji i freskët” që përmban ky liqen, mund të jetë burim i një jete të shëndetshme në planetin Mars. Shkencëtarët thonë se ky liqen ka ekzistuar që para 3.6 milionë vjetësh dhe ka qenë i pashpërthyer për mijëra vjet me radhë.