×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    NASA publikon fotot e dy asteroidëve të mëdhenj që fluturuan afër Tokës

    Insajderi
    06 July 2024 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Javën e kaluar, një ngjarje e rrallë ndodhi, jo një, por dy asteroidë të mëdhenj kaluan pranë Tokës mjaft afër që shkencëtarët t’i regjistrojnë ato.

    As 2024 MK dhe as 2011 UL21, siç u quajtën asteroidët, nuk ishin aq afër sa të përbënin një kërcënim, por të dy ishin mjaft afër në rrezen e radarit, saqë NASA “xhiroi” disa foto.

    Fotot përfaqësojnë shumë më tepër sesa suvenire, sepse shkencëtarët mund t’i studiojnë ato për të kuptuar vetitë e shkëmbinjve që mund të gjenden pranë Tokës.

    Ky informacion mund të ndihmojë njerëzimin të hartojë strategji kundër asteroidëve të ardhshëm që mund të bëhen kërcënim për Tokën.

    Këndi ynë i Sistemit Diellor është kryesisht bosh, por jo plotësisht. Herë pas here, një kometë ose asteroid fluturon pranë Diellit.

    Shumica dërrmuese e tyre nuk do të jenë problem. Megjithatë, çdo gjë që fluturon brenda një distancë të caktuar nga Toka klasifikohet si potencialisht e rrezikshme./abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark