Këtë javë, agjencia hapësinore ka zbuluar një pamje të Tokës nga Apollo 10 të shkrepur 36,000 milje detare larg. Fotoja është nga 18 maji i vitit 1969, gati 50 vite më parë.
Edhe pse ka ndihmuar njerëzimin të ecë përpara për dekada me radhë, NASA ka një ndjenjë nostalgjie për këtë foto të Tokës, shkruan FoxNews.
Në këtë foto, gati gjithë Meksika mund të shihet, por gadishuli Jukatan është i mbuluar nga retë. Gjithashtu qartazi mund të shuhen edhe gjiri i Kalifornisë, Baja, Kalifornia dhe lugina e San Joaquin. Mund të shihen edhe disa pjesë të Teksasit.
Apollo 10 ishte misioni i katërt në programin hapësinor të Apollo-s dhe orbita e dytë për në Hënë.
Anëtarë të misionit, i cili ka zgjatur 8 ditë, 3 minuta dhe 23 sekonda, përfshijnë komandantin Thomas P. Stafford, komandant pilotin John W. Young dhe pilotin Eugene E. Cernan.
Apollo 10 njihet edhe për emrat sinjalizues të personazheve “Peanuts” (“Kikirikët”). “Charlie Brown2 ishte emri i Modulit të Komandës dhe Shërbimit, ku ishte Yound, ndërsa Stafford dhe Cernan ishin në Modulin Hënor, të dubluar “Snoopy”. /Insajderi.com