NASA: Toka, asnjëherë kaq e ngrohtë në 1.000 vitet e fundit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    NASA: Toka, asnjëherë kaq e ngrohtë në 1.000 vitet e fundit

    Insajderi
    01 September 2016 - 18:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas shkencëtarëve, do të jetë shumë e vështirë të mbahet temperatura globale brenda limitit të caktuar.

    Toka po ngrohet me një ritëm impresionues, asnjëherë në mënyrë kaq të shpejtë në vitet e fundit. Alarmi është lëshuar nga NASA, sipas të cilës, “është shumë e pamundur” që të arrijë të mbajë rritjen e temperaturës globale brenda kufirit prej 1.5-2 gradë, siç është konkorduar nga Cop 21 i Parisit.

    Sipas Gavin Schmidt, koordinator i klimatologëve të agjencisë amerikane, ekziston “99% e mundësisë” që i gjithë viti 2016 të arrijë një rekord të ri vjetor në termometër, “duke kaluar” 2014-ën dhe 2015-ën.

    Në 30 vitet e fundit, kemi lëvizur në një territor të shkëlqyer, asnjëherë i eksperimentuar para harkut të mijëra viteve më parë”, – shpjegon ai.

    Në të vërtetë, korriku 2016 kishte thyer çdo rekord të mëparshëm, duke u bërë më i nxehti në absolut të paktën që nga viti 1880, pra, që kur kanë filluar regjistrimet e temperaturave. “Nuk ka asnjë periudhë që ka një prirje të lartë, duke parë shekullin XX”, – ka nënvizuar Schmidt. Një situatë që sipas NASA-s, konfirmohet nga  analiza e shkrirjes së akujve dhe sedimenteve.

    Këtë vit, mesatarja e temperaturës globale, ka arritur pikun prej 1.38 gradë celsius, më e larta në krahasim më nivelet e regjistruara në shekullin XIX. Numri, shumë pranë limitit të 1.5 gradë, është në rritje në krahasim me nivelet para-indrustriale. Përveç një kufiri të tillë, vëzhgojnë ekspertët, nxehja e planetit mund të povokojë efekte shkatërrimtare.

    ”Mbajtja e rritjes së temperaturave brend 1.5 gradë, kërkon shutime të mëdha dhe të konsiderueshme në emetimet e CO2 apo ndërhyrje të koordinuara të gjeo-inxhinjerisë, – shpjegon Schmidt. – Ne jemi duke reduktuar emetimet e gazit të efektit serrë, duke e mbajtur rritjen e temepraturës brenda 2 gradëve”.

    Me këtë ritëm të ngrohjes globale, Toka do të shkojë drejt ngrohjes në 100 vitet e ardhshme me një shpejtësi “të paktën 20 herë më e lartë”, në krahasim me mesataren historike, sipas NASA-s.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark