Administrata e Hapësirës dhe Aeronautikës (NASA) ka zbuluar planet me tri yje që është në masë katër herë më të madhe se Jupiteri.
Në deklaratën e publikuar nga NASA bëhet e ditur se në zbulimin që e kanë bërë astronomët të cilët punojnë me njërin nga teleskopët më të mëdhenj në botë, supozohet se planeti etiketuar me emërtimin HD 131399Ab është i vjetër 16 milionë vite.
Thuhet se planeti ka masë 4 herë më të madhe se ajo e Jupiterit dhe temperaturë prej 580 centigradësh, ndërsa nga Sistemi Diellor gjendet larg 340 dritëvite, transmeton Insajderi.
Ligjëruesi në drejtimin e Astronomisë pranë Universitetit të Arizonas dhe njëri nga hulumtuesit kryesorë Dr. Daniel Apai dhe kandidati për doktoraturë pranë këtij universiteti Kevin Wagner, të cilët punojnë me teleskopin e madh që gjendet në Observatorin e Evropës Juglindore që gjendet në veri të Kilit, zbulimin e realizuar e kanë botuar në revistë shkencore.
Daniel Apai në deklaratën e tij njoftoi nga planetet e shumta të largëta që mund të shihen në mënyrë direkte, HD131399Ab është ndër të parët me strukturën e tij çuditëse dinamike.