Gjykata e Apelit e ka aprovuar ankesën e Naser Kelmendit dhe e ka liruar nga akuza për trafikim me narkotikë për çka ishte dënuar nga shkalla e parë me 4 vite e 8 muaj burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Gjykata e Apelit e ka rrëzuar poshtë vendimin e Themelores të para katër muajsh.
Apeli ka thënë se nga provat e administruara është provuar se Kelmendi nuk e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohej.
“Pas mbajtjes së seancës së kolegjit, e ka aprovuar ankesën e të akuzuarit N.K, të paraqitur përmes mbrojtësit të tij av.Besnik Berisha, ashtu që në bazë të nenit 363 paragrafi 1 nënpargrafi 1.3, të Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin N.L e ka liruar nga akuza, sepse nga provat që janë administruar në shqyrtimin gjyqësor nuk provohet se ka kryer veprën penale për të cilën ngarkohej me aktakuzë”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.
Kelmendi akuzohej për prodhimi i paautorizuar dhe vënia në qarkullim e narkotikëve.