Naser Pajazitaj dorëzon kërkesën për dëmshpërblim, ia kërkon shtetit mbi një milion euro – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Naser Pajazitaj dorëzon kërkesën për dëmshpërblim, ia kërkon shtetit mbi një milion euro

    Insajderi
    20 June 2023 - 18:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbajtja në burg e Naser Pajazitajt, si i akuzuar për vrasjen e kushërirës së tij, Donjeta Pajazitajt, mund t’i kushtojë shtetit mbi 1 milion euro.

    Avokati i Pajazitajt, Ahmet Tahiri, ka konfirmuar për Insajderin se përpara një muaji ia kë dërguar kërkesën Këshillit Gjyqësor të Kosovës

    Sipas tij, 107 mijë e 460 euro po kërkohen në emër të qëndrimit në paraburgim, 14 mijë e 400 euro në emër të vizitave familjare në paraburgim, 28 mijë e 800 euro në emër të fitimit të humbur dhe 1 milionë euro në emër të dëmit material. 335 euro të tjera kërkohen në emër të përpilimit të kërkesës për kompensim dëmi”.

    Pajazitaj u lirua nga të gjitha akuzat më 6 prill të këtij viti nga Gjykata Supreme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark