Naser Pajazitaj i kërkon 1 milion euro shtetit, por sa kompenson zakonisht KGJK-ja? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Naser Pajazitaj i kërkon 1 milion euro shtetit, por sa kompenson zakonisht KGJK-ja?

    Insajderi
    02 July 2023 - 23:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për 1 milionë eurot që po I kërkon kompenzim Naser Pajzaitaj nga shteti për 7 vitet e qëndrimit në burg pa arsye, nuk ka marrë akoma asnjë përgjgije nga KGJK-ja. Avokatët vlerësojnë se kjo është më e pakta që mund të bëjë shteti teksa vlerësojnë se barra e kësaj bie mbi prrokuroritë. KGJK-ja vitin e kaluar për 104 persona ka paguar kompenzim mbi 250 mijë euro që është vetëm 25 % i asaj që Naser Pjazitaj po kërkon për rastin e tij.

    Për 7 vite që i kaloj prapa grilave në dyshimet për vrasje të rëndë, për t’u liruar nga to në mungesë të provave, Naser Pajazitaj po synon një kompensim të majmë nga shteti.

    Pasi Gjykata Supreme prishin vendimin me të cilin ishte dënuar me 35 vjet burgim për vrasjen e familjares së tij Donjeta Pajazitaj, tani përmes avokatit të tij, Naser Pajazitaj po kërkojnë 1 milion euro kompensim.

    Avokati Ahmet Tahiri i ka thënë Dukagjinit se janë në pritje të përgjigjes në kërkesën e dorëzuar në Këshillin Gjyqësor.

    “Ne ende nuk kemi një përgjigje nga KGJK por bazuar në praktikat e mëhershme zakonsiht KGJK lëshon një shumë simbolike, shumë të ultë dhe pakrahasimisht me kërkesën tonë, por varëissht prej përgjgijes së KGJK-së ne do ti drejtohemi gjykatës oër kërkesën tonë. Sepse ne vlerëosjmë që Naserit iu është shkaktuar dëm i jashtzkaonshëm si material ashtu edhe moral”, ka thënë Ahmet Tahiri, avokat i Naser Pajazitaj për Dukagjinin.

    Nga ana tjetër avokati Florim Shefqeti, vlerëson thotë se deri tek këto situata kur iniciohen procedurat e kompensimit, po vie nga hetimet jo të duhura e aktakuzat e pabaza, teksa thekson se KGJK-ja, pavarëisht kërkesave- kompenzon me shifra të ulta.

    “Sipas raporteve të publikuara dhe numrine madh të aktakuzave që dështojnë, reflekton në hetime jo të duhura nga vetë fakti se aktakuzat janë të pargumnetuara përderisa gjykata i rrëzon. Për të gjitha këto raste qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë kompenzim. Sa kemi informata nuk ka shumë proceduura të gjykuara, janë disa raste të figurave publike, që vec janë lëshu prodedurat dhe që janë liruar me aktgjykime liuese, dhe të njejtit kanë marrë kompenzime, por jo për vlerë të madhe që shteti është detyruar të kompenzojë”, ka deklaruar Florim Shefqeti, avokat.

    Nga statistikat e Këshillit gjyqësor të Kosovës, numri i atyre që kanë kërkuar kompensim dëmi për arrestim apo dënim pa arsye vetëm në vitin e kaluar ka qenë treshifror.

    Sic i ka të definuara KGJK-ja, aty përllogariten ditët e kaluara në paraburgim ose burg, dëmi material, dëmi jo material, shpenzime për avokat dhe vizitat e familjarëve.

    Gjatë vitit 2022 ky kompenzim u është konfirmuar një numri prej 104 personash, disave pjesërisht, që në total kap shifrën prej 251 mijë e 302 eurosh.

    E 23 prej tyre e kanë refuzuar kompenzimin që u aka ofruar shteti që në total do të kapte shifrën, 148 mijë e 280 euro.

    E 264 mijë euro të tjera kompenzim janë dhënë nga vendimet gjyqësore nëpër gjykata të ndryshme të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark