“Nata 605 euro, me pantallona të shkurtra në ishuj” – Daut Haradinaj ironizon me Kurtin për vizitën në Greqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nata 605 euro, me pantallona të shkurtra në ishuj” – Daut Haradinaj ironizon me Kurtin për vizitën në Greqi

    Insajderi
    17 July 2025 - 22:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar me ironi ndaj vizitës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në Greqi.

    Haradinaj ka thumbuar Kurtin për vendndodhjen dhe mënyrën e tij të qëndrimit, duke përmendur çmimin e lartë të dhomave në ishujt grekë.

    “Kurti sot nëpër ishuj të Greqisë me pantallona të shkurtra në seancën e 48, nata në një dhomë – më e lira – 605 euro, dje, sot dhe pardje”, ka thënë Haradinaj në Politiko, përcjell Insajderi.

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk u kthye sot nga Greqia për të marrë pjesë në seancën konstituive, e cila ka dështuar për herë të 48-të.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark