Nata e dytë e zjarrit, Rusia sulmon sërish Ukrainën me rekord dronësh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Nata e dytë e zjarrit, Rusia sulmon sërish Ukrainën me rekord dronësh

    Insajderi
    07 June 2025 - 12:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tjetër natë ferri në Ukrainë, me një rekord sulmesh me dronë dhe raketa të lëshuar nga Rusia kundër sisa qyteteve. Më i prekuri ishte Kharkiv. Të paktën 5 viktima janë regjistruar, përfshirë një fëmijë 18-muajsh.

    “Më i fuqishmi që nga fillimi i luftës”, tha kryebashkiaku.

    Raketa dhe drone janë lëshuar gjithashtu edhe kundër Dnipro dhe Ternopil.

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kritikoi operacionet ukrainase me dronë brenda kufijve rusë, që u pasuan nga hakmarrja masive e Moskës.

    “Ata i dhanë Putinit një arsye për të bombarduar. Shpresoj që lufta të mos bëhet bërthamore”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.

    Sa i përket sanksioneve kundër Rusisë, nuk dha një përgjigje të prerë, por konfirmoi se do të vendosen nëse do të jenë të nevojshme. Nga ana tjetër, ushtria e Moskës pretendon se ka rrëzuar 36 dronë gjatë natës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark