Natë e përgjakshme, kaq civil e ushtarë u vranë në 24 orët e fundit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Natë e përgjakshme, kaq civil e ushtarë u vranë në 24 orët e fundit

    Insajderi
    02 March 2022 - 08:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Po shënohet dita e shtatë prej kur Ukraina u sulmua nga Rusia, ndërsa ukrainasit nuk po e dorëzojnë vendin e tyre. Rusia është bërë edhe më agresive në 24 orët e fundit. Ka sulmuar veçanërisht kryeqytetin Kyiv dhe Kharkiv, ndërsa në orët e para të mëngjesit kanë sulmuar edhe në Zhytomyr.

    Ukraina ka thënë se sulmet ruse me raketa kanë lënë të vdekur të paktën dy persona të vdekur në qytetin Zhytomyr, i cili gjendet 120 kilometra në perëndim të Kievit.

    Sulmi, i cili ka pasur cak një bazë ajrore në qytet, ka goditur shtëpi në afërsi.

    Ministria e Brendshme ukrainase ka thënë se të paktën dy persona kanë vdekur dhe 16 të tjerë janë të plagosur.

    Një zyrtar qeveritar, Anton Gerashchenko, ka thënë më herët se shifrat e viktimave janë edhe më të larta.

    [08:03] Bombardimet e përgjakshme në Kharkiv, konfirmohen 21 viktima dhe shumë të plagosur

    Të paktën 21 persona kanë mbetur të vdekur nga bombardimet e rusëve në qytetin Kharkiv, mbrëmjen e kaluar.

    “BBC” raporton se sulmet në qytetin e dytë më të madh në Ukrainë kanë lënë të plagosur 112 persona.

    Guvernatori i Administratës Shtetërore në Kharkiv tha se të gjitha sulmet ruse “u zmbrapsën”, pavarësisht bombardimeve të rënda të martën gjatë natës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark