Barcelona ka barazuar pa gola në duelin me Ahletic Bilbaon në kuadër të javës së 27-të në La Liga.
Ndeshja nisi e barabartë, për t’u shndërruar në makth për ekipin katalanas, me dy lojtarë kyç të tyre që u larguan të lënduar.
Bologna e Thiago Mottas e ka seriozisht për vendin e katërt në Serie A, gjashtë fitore …
Bled Mane për Ori Nebijajn: Çoni në shtëpi, nuk shkëlqeu kurrë as në Parlament e as tan…
Rodri thyen rekordin që ka qëndruar për 16 vjet pas fitores ndaj Man United
“Menjëherë!”: Ky është mesazhi i ministrit finlandez për Perëndimin, në raport me luftë…
Lotito merr shembull futbollin belg dhe kërkon përsëritjen e ndeshjes Lazio – Milan, ku…
Fillimisht, Frenkie de Jong pësoi një lëndim të rëndë në minutën e 23-të, duke e lëshua fushën në dhimbje, ndërsa në vend të tij u fut Fermin Lopez.
Të njëjtin fat, por edhe më të dhimbshëm e kishte Pedri (44’) që u largua nga fusha me lot në sy, derisa u zëvendësua nga Lamine Yamal.
Edhe pjesa e dytë ishte e barabartë, pa ndonjë rast të theksueshëm.
Në minutën e 67-të, Barcelona kërkoi penallti, por gjyqtari sinjalizoi se loja duhet të vazhdojë.
Dy ekipet u munduan deri në fund që të thyenin mbrojtjen e njëra-tjetrës, por pa sukses – duke ngelur me nga një pikë secila.
Pas javës së 27-të, Barcelona gjendet në vendin e tretë me 58 pikë, ndërsa në xhiron e 28-të takohet me Mallorcan. /Telegrafi/