NATO e gatshme të intervenojë për të krijuar siguri në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    NATO e gatshme të intervenojë për të krijuar siguri në Kosovë

    Insajderi
    16 January 2017 - 16:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deklaratat e zëdhënëses së NATO-s, pasuan tensionet e krijuara pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që të ndalojë, të shtunën, një tren me ngjyrat e flamurit të Serbisë dhe me mbishkrime nacionaliste.

    Kthimi prapa i trenit shkaktoi një ‘luftë fjalësh’ ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ndërkohë që presidenti serb tha se “ishte i gatshëm të dërgonte trupa në Kosovë për të mbrojtur shtetasit serbë, nëse kjo është e nevojshme”.

    Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, tha se problemi me trenin është “çështje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”.

    “Ne po e vëzhgojmë situatën nga afër. Kjo është një çështje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Ju bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen dhe të angazhohen në dialog. Kjo është në interes të stabilitetit rajonal dhe të sigurisë. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon ta kryejë rolin e tij, të mandatuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit OKB-së të vitit 1999. KFOR-i është i gatshëm që të ndihmojë, nëse kërkohet dhe si një reagues i tretë, pas EULEX-it dhe Policisë së Kosovës”, tha Lungescu për Radion Evropa e Lirë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark