NATO-ja e akuzon Rusinë për “sjellje agresive ushtarake” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    NATO-ja e akuzon Rusinë për “sjellje agresive ushtarake”

    Insajderi
    22 November 2016 - 23:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    NATO-ja e ka akuzuar sot Rusinë për “sjellje agresive ushtarake”, pas raporteve për vendosje të raketave kundër anijeve në enklavën e Kaliningradit, në Detin Baltik.

    Në deklaratën për agjencinë Associated Press, NATO-ja tha se vendosja e raketave afër kufijve të aleancës veriatlantike “nuk ndihmon në uljen e tensioneve ose ripërtritjen e parashikueshmërisë në raportet tona”.

    Më herët gjatë ditës, presidenca e Rusisë e ka mbrojtur grumbullimin ushtarak të Rusisë në enklavën e saj në Kaliningrad të Detit Baltik, duke theksuar si arsyetim “zgjerimin” e NATO-s kah kufijtë rusë.

    “NATO-ja me të vërtetë është një bllok agresiv”, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, dhe ka shtuar se “Rusia sigurisht ka të drejtë sovrane të ndërmarrë masa të domosdoshme në gjithë territorin e Federatës Ruse”.

    Këto komente u bënë një ditë pasi Viktor Orezov, kryesues i Komitetit të mbrojtjes në Dhomën e Epërme të Parlamentit të Rusisë, tha se Moska do ta vendos sistemin e mbrojtjes raketore S-400 dhe raketat me kapacitet atomik të tipit Iskandar në Kaliningrad.

    Mëtutje, siç ka raportuar agjencia e lajmeve RIA, ai ka thënë se Rusia ishte detyruar të reagoj ndaj planeve për mburojën raketore amerikane në pjesën lindore të Evropës.

    Departamenti amerikan i shtetit tha se vendosja e sistemeve S-400 dhe Iskander në territorin rus, që kufizohet me Lituaninë dhe Poloninë, të cilat janë anëtare të NATO-s, “e destabilizon sigurinë evropiane”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark